image Netanyahu mirëpret marrëveshjen për ambasadë, por nuk përmend njohjen reciproke me Kosovën

Politikë

Netanyahu mirëpret marrëveshjen për ambasadë, por nuk përmend njohjen reciproke me Kosovën

news image

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Por me këtë rast, ai nuk e ka përmendur arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, ka thënë Benjamin Netanyahu./Gazeta Sinjali/