image Netanyahu e shpall veten fitues ende pa u publikuar rezultatet e zgjedhjeve

Botë

Botë/ Netanyahu e shpall veten fitues ende pa u publikuar rezultatet e zgjedhjeve

news image

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare ende pa u publikuar rezultatet preliminare. Sipas rezultateve të hershme, ai e ka një epërsi të vogël ndaj rivalit kryesor, Benny Gantz.

Sipas Komisionit Qendror të Zjgedhjeve, pas numërimit të rreth 25 për qind të rezultateve, partia “Likud” ka marrë 28.73 për qind të votave, ndërsa partia “Kaltër e Bardhë” 23.26 për qind.

Zgjedhjet e së hënës ishin të tretat për këtë shtet brenda një viti, kjo pasi që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor Benny Gantz, lideri i aleancës “Kaltër dhe Bardhë”, nuk arritën të formojnë qeverinë pas zgjedhjeve të prillit dhe shtatorit.

Netanyahu, tashmë 70 vjeç, është kryeministri me mandatin më të gjatë në historinë e Izraelit. Ai po e kërkon mandatin e pestë, ndërsa në pushtet fillimisht ka qenë nga viti 1996 deri në vitin 1999 e pastaj përsëri nga viti 2009.

Sidoqoftë, pritet që partia e kryeministrit të deritashëm t’i sigurojë tri deri në pesë ulëse më shumë se rivalja kryesore e opozitës./GazetaSinjali/