Nesër do vazhdojë takimi i shtatë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës në faqen zyrtare të tij, ku ka bërë të ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media nga dy bashkëkryesuesit e takimit.
Agjenda:
9:00 – 12:30 – Sesioni i dytë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës
12:30 – 12:45 – Konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve: znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Romeo Franz.
Vendi: Holli i Kuvendit