image Nesër takohen Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ja për çka do të diskutojnë

Politikë

Politikë/ Nesër takohen Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ja për çka do të diskutojnë

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, nesër do të zhvillojnë një takim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, i cili tha se në këtë takim do të diskutojnë për çështjet e mbetura rreth idesë për planin qeverisës.

Lideri i VV-së ka thënë se nuk ka kohë të humbet sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të bëhet javën që vjen.

Kurti edhe njëherë u shpreh i vendosur për se nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”./Gazeta Sinjali/