image Nesër organizohet aksion masiv për ta kërkuar Egzona Feratin që humbi para një jave

Kosovë

Nesër organizohet aksion masiv për ta kërkuar Egzona Feratin që humbi para një jave

news image

Tash e një javë 26-vjeçarja nga Komuna e Skenderajt, Egzona Ferati është zhdukur dhe ende nuk dihet për fatin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Për ta kërkuar Egzonën, nesër është organizuar një aksion masiv.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

Jashari ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi që t’i bashkohen këtij aksioni, ndërsa ka apeluar te ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, që t’i njoftojnë organet kompetente.

“Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi. Njëkohësisht bëj apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente”, ka shkruar i pari i Skenderajt në Facebook. /Gazeta Sinjali/