image Nesër mbyllet votimi për top të artë/ Shansi i fundit për Benzeman është El Classico

Futboll

Nesër mbyllet votimi për top të artë/ Shansi i fundit për Benzeman është El Classico

news image

Ditën e diele mbyllet votimi për trofeun individual “Topi i Artë”, dhe Benzema do të ketë shansin e fundit për të shkëlqyer në “El Clasico” dhe për të qenë një kandidat kryesor për ta fituar këtë çmim.

Paraqitjet e mira këtë sezon me Real Madrid dhe fitimi i Nations League me Francës, ia ka rritur ndjeshëm vlerat për të fituar çmimin më të lartë individual.

Me 29 nëntor do të njihet edhe fituesi i këtij çmimi, ndërsa ditën e dielë në orët e vona të natës do të mbyllet edhe votimi, kështu që këtë fundjavë secili prej kandidatëve do të ketë shansin e fundit për të treguar se e meritojnë “Topin e Artë”.

Klasikja e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit do të jetë “gatimi” më i mir i Banzemasë për të provuar edhe kartat e fundit kundrejt fitimit të “Topit të Artë”.

Një paraqitje dinjitoze e tij në këtë takim do ta bënte atë të zgjaste dorën drejt këtij trofeu, që nuk shihet si favoriti kryesorë me Robert Lewandowski, Lionel Messi dhe Jorginho që kanë një avantazh ndaj tij.

Gjithçka pritet të ndodhë në “El Clasicon”  e cila luhet për herë të parë pas 21 vitesh pa Messin dhe Ronaldon në formacion, me lojtarët e rinj nga të dyja kampet që priten të shkëlqejnë. /Gazeta Sinjali Sporti/