Nesër do të organizohet një marsh në disa qytete të Kosovës, nëpërmjet të cilit do të kundërshtohet dhuna dhe vrasja e grave dhe do të kërkohet liri e barazi.
Marshi do të organizohet nga grupi Marshojmë S’festojmë dhe do të mbahet në këto qytete:
- Prishtinë: 10:00 – Pallati i Drejtësisë, Hajvali
11:20 – Rrethi i Flamurit
12:00 – Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës - Obiliq: Shtëpia e kulturës deri tek sheshi në ora 10:30
- Mitrovicë: Statuja e Isa Boletinit, rreth qytetit e deri tek ndërtesa e gjykatës në ora 12:00.
- Pejë: Në korzo të qytetit deri tek teatri në ora 10:00
- Rahovec: Nga zyret e OJQ-së “Hareja” deri tek qendra
- Gjilan: 11:30 para teatrit te qytetit