image Nesër kërkohet paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën një fëmijë

Drejtësi

Nesër kërkohet paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën një fëmijë

news image

Mëngjesin e ditës së sotme një aksident tragjik ka ndodhur në Prishtinë, ku një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga kamioneta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet brenda prokurorisë ka mësuar se nesër do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shoferit të kamionetës.

Sinjali më herët raportoi se sipas policisë fëmija nuk ka mundur tu bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.

/Gazeta Sinjali/