Këngëtari i njohur dhe njëherish vëllai i Beatrixës ka paralajmëruar gjëra të reja për nesër.
“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër”, ka shkruar Alban Ramosaj në një postim në Instagram.
Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën, por kjo mbetet për tu parë nesër.
Mirëpo, nga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me Trixën ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”.
Kujtojmë se Beatrix Ramosaj, motra e Albanit, u përfshi në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e famshme të Shqipërisë “Big Brother VIP”.