image Nesër i jepet lamtumira e fundit doktorit Binak Kastrati

Nesër i jepet lamtumira e fundit doktorit Binak Kastrati

news image

Nesër bëhet varrimi i profesorit të njohur të gjinkologjisë dhe obstetrikës, Binak Kastrati.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14.00 në varrezat e fshatit Dobërdol në Pejë, njofton familja, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kastrati është ndarë sot nga jeta, ai ishte i shkolluar në universitetin e Zagrebit. Në vitin 1968-69 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, me ç’rast bashkë me disa deputetë të tjerë inicuan hapjen e fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/