image Ditë e rëndë për familjen Hylaj nga Dukagjini, aksidentohet një familje në Bjeshkët e Strellcit - vdes nëna e shoferit

Siguri

Ditë e rëndë për familjen Hylaj nga Dukagjini, aksidentohet një familje në Bjeshkët e Strellcit – vdes nëna e shoferit

news image

E diela ishte ditë tragjike për familje Hylaj nga Dukagjini. Në një aksident trafiku që u përfshi kjo familjë në Bjeshkët e Strellcit, humbi jetën një grua.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ruke Hylajn, që ishte me familjen në veturë, në momentin tragjik, burrin e saj dhe të birin. Sipas informacioneve të para, ky i fundit dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, kur vetura humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës, duke u përplasur në një shkëmb.

Shoferi bashkë me pasagjerin tjetër po ashtu janë lënduar, ndërkohë që viktima ka humbur jetën posa është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës.

Sinjali mëson se në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/