image Vdes Binak Kastrati, njëri ndër gjinekologët e parë në Kosovë

Kosovë

Fatkeqësi/ Vdes Binak Kastrati, njëri ndër gjinekologët e parë në Kosovë

news image

Ka vdekur sot doktori  Binak Kastrati, njëri nga mjekët obstetër gjinekolog më të njohur në vendin tonë. Në fakt ai kishte qenë njëri prej mjekëve të parë kosovarë në këtë drejtim duke u bërë i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Kastrati ka qenë i shkolluar në universitetin e Zagrebit. Në vitin 1968-69 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, me ç’rast bashkë me disa deputetë të tjerë inicuan hapjen e fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Ka qenë profesor dhe prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Gjatë periudhës 1990-1999 e ka udhëhequr Shoqatën e Mjekëve të Kosovës. Në luftën çlirimtare, Kastrati në veçanti ka qenë aktiv në shtytjen e mjekëve që t’i bashkohen UÇK-së.

Varrimi i Binak Kastratit do të bëhet në fshatin Dobërdol të Pejës, më 2 janar, në ora 14:00./Gazeta Sinjali/