image Më 16 shtator për protestohet në Mitrovicë 19-vjeçaren që dyshohet se u vetëvra pas kërcënimeve nga i fejuari i saj
[wp-story id="814678"]

Sociale

Më 16 shtator për protestohet në Mitrovicë 19-vjeçaren që dyshohet se u vetëvra pas kërcënimeve nga i fejuari i saj

news image

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj kreu vetëvrasje, të premten më 16 shtator nga ora 12:00 do të protestohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Protesta organizohet për t’iu bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar.

Njëkohësisht prindërit duan të përçojnë mesazh te prindërit e tjerë që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre dhe të komunikojnë më shumë me fëmijët për shqetësimet që ata kanë.

“Ky sistem e kjo mendësi të ndryshojë, që fëmijët tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar. Të mos ndodhin më vetëvrasje dhe kërcënime tjera që çojnë në vetëvrasje dhe të mos ndodhë edhe një humbje jete”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Betina Ymeri (19) dyshohet se i dha fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj Leotrim Shala, i cili është arrestuar nga policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.

/GazetaSinjali/