image Nesër dita e "Dardanëve", rikthehen në aksion pas 234 ditëve

Futboll

Nesër dita e “Dardanëve”, rikthehen në aksion pas 234 ditëve

news image

Ishte 12 janari i këtij viti kur Kosova luante ndeshjen miqësore ndaj Suedisë. Atë ndeshje e fitoi Suedia me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Hedlund në minutën e 75-të, shkruan Gazeta Sinjali.

Pjesë e ekipit ishin shumë lojtarë nga Superliga, kurse ata të “përhershmit” ishin lënë shumica jashtë.

Që nga ajo ditë kanë kaluar plot 234 ditë pa e parë ekipin e Kosovës duke luajtur dhe nesër më në fund pritjes do t’i vie fundi.

Kosova e fillon nesër kampanjën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në Parma të Italisë.

Pas tri ditëve, në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova do të përballet me Greqinë./Gazeta Sinjali/