image Nesër asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, kërkohet të mos parkohen veturat në dy ditët e ardhshme

Kosovë

Nesër asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, kërkohet të mos parkohen veturat në dy ditët e ardhshme

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, është bërë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/