image Nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Sociale

Nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

news image

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave shihet se po zhvillohen punimet.

“Muharrem Fejza po asfaltohet!”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

/GazetaSinjali/