image Për shkak të punimeve, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

Kosovë

Për shkak të punimeve, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

news image

Dy rrugë së bashku me një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë do të mbyllen sot për shkak të punimeve.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës duke cektur se rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, në drejtim të lagjes “Mat”, përkohësisht nuk do të jenë për qarkullim.

Kjo mbyllje do të jetë nga dita e sotme deri të martën e javës së ardhshme, duke filluar prej orës 08:00-18:00.

“Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.  

/GazetaSinjali/