image Lajm i mirë për banorët e ‘Muharrem Fejzës’, sot e nesër asfaltohet shtresa e parë e rrugës

Sociale

Lajm i mirë për banorët e ‘Muharrem Fejzës’, sot e nesër asfaltohet shtresa e parë e rrugës

news image

Rruga e famshme e kryeqytetit ‘Muharrem Fejza’ do të mbyllet për qarkullim ditën e sotme dhe nesër.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës përmes një njoftimi, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Drejtorisë, arsyeja e mbylljes është shtresa e parë e asfaltimit nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’.

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/