image Nesër 55 kosovarë kthehen nga Zvicra në Kosovë, do të dërgohen menjëherë në konvikte

Kosovë

Koronavirusi/ Nesër 55 kosovarë kthehen nga Zvicra në Kosovë, do të dërgohen menjëherë në konvikte

news image

Një aeroplan me qytetarë të Kosovës do të kthehet nesër nga Zvicra në Kosovë. Pas kthimit, ata do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është shndërruar në karantinë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Kabinetit të ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Alban Zogaj.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se të gjithë të kthyerit do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku kishte thënë se kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat do të vazhdojë në mënyrë të kujdesshme dhe të organizuar. 

Ai kishte bërë thirrje që qytetarët e ngujuar të vazhdojnë t’i kontaktojnë ambasadat.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani”, kishte shkruar Abdixhiku.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71. /Gazeta Sinjali/