Moti në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. /Gazeta Sinjali/