Ligji për luftimin dhe parandalimin e pandeminë COVID-19 i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës, tashmë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Me ligjin anti-COVID parashihen dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve kompetente. Dënime janë paraparë edhe për personat që nuk vendosin maska.
Sipas këtij ligji, kushdo që nuk e respekton vendimin dhe nuk mban maskë, dënohet me 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”, thuhet në ligj.
Duke klikuar KËTU mund të informoheni për përmbajtjen e plotë të këtij ligji. /Gazeta Sinjali