image Nëse nuk jeni aktiv, Twitter do të fshijë llogarinë tuaj

Teknologji/ Nëse nuk jeni aktiv, Twitter do të fshijë llogarinë tuaj

news image

Rrjeti social, Twitter, do ta fillojë fshirjen e llogarive që kanë qenë joaktive për më shumë se gjashtë muaj dhe nëse ato nuk shfrytëzohen para 11 dhjetorit.

Në mesin e llogarive që do të fshihen do të jenë llogaritë e personave që kanë vdekur, nëse dikush tjetër që i di të dhënat e tyre nuk i shfrytëzon ato.

Kjo është hera e parë që ky rrjet social do të fshijë llogari në një shkallë kaq të madhe. Zyrtarët e rrjetit thanë se llogaritë do të fshihen për shkak se përdoruesit pasivë nuk mund ta konfirmojnë pranimin e rregullave të ndryshuara.

Rrjeti Twitter e cilëson një llogari joaktive, nëse përdoruesi i saj nuk i kanë shfrytëzuar llogaritë të paktën një herë në gjashtë muajt e fundit.

Zyrtarët e kësaj kompanie thanë se në të ardhmen do ta shqyrtojnë mundësinë që t’i fshijnë edhe llogaritë e personave që i hanë hapur ato, por që nuk kanë bërë ndonjë aktivitet tjetër në rrjet.

Personat që kanë llogari pasive kanë marrë njoftime paralajmëruese për rrezikun e fshirjes së llogarive, ndonëse nuk tregoi se sa llogari i plotësojnë kriteret për fshirje, shkruan “BBC”./Gazeta Sinjali/