image "Nëse nuk i sjellë 8 mijë euro deri nesër, duhet të mi japësh 58 mijë", kërcënohet një person në Prishtinë

Siguri

“Nëse nuk i sjellë 8 mijë euro deri nesër, duhet të mi japësh 58 mijë”, kërcënohet një person në Prishtinë

news image

Një person ka raportuar në polici se është kërcënuar nga një i dyshuar i cili fillimisht i ka kërkuar 8 mijë euro e më pas me datën: 10.03.2021 i ka thënë që nëse nuk i sjellë 8 mijë euro deri nesër, atëherë duhet të m’i japësh 58 mijë euro.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se, rasti ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë

Siç mëson gazeta, në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti po hetohet nga organet kompetente./Gazeta Sinjali/