image Nëse nuk i keni marrë ende paratë nga Pakoja Emergjente Fiskale, telefononi në këtë numër

Kosovë

Financa/ Nëse nuk i keni marrë ende paratë nga Pakoja Emergjente Fiskale, telefononi në këtë numër

news image

Ministria  e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka hapur një qendër të thirrjeve pa pagesë për t’i njoftuar me zhvillimet të gjithë ata që ende nuk kanë përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Numri 080044440 është hapur për individë/biznese lidhur me statusin e aplikacionit të tyre, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave të cilat MFT thotë se po i pranojmë çdo ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Thirrjet do të pranohen nga e hëna deri në të premten, gjatë orarit të punës (8:00 – 16:00).

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: [email protected] për pranimin e ankesave zyrtare që duhet të vijnë nga aplikantët (punëdhënësit, qiramarrësit dhe individët në rastin e masës 15), të cilëve mund të ju jenë refuzuar kërkesat, dhe këto ankesa do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual.

Afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershor. /Gazeta Sinjali/