Deçan/ Nëse e shihni këtë person, lajmrojeni menjëherë Policinë e Kosovës, kërkohet për vrasje të rëndë

news image

Me urdhëresë të gjykatës Themelore të Pejës, Policia e Pejës po e kërkon Haki Gjocajn nga fshati Baballoq i Deçanit.

Ai është në kërkim për veprën penale “vrasje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke e publikuar informacionin, Policia e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që nëse dinë ndonjë informacion për 42-vjeçarin ta lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të shkojnë në stacionin më të afërt policor.

Nëse keni ndonjë informacion relevant për vendndodhjen ose tjetër për Haki Gjocajn, njoftojeni Policinë në e-mailin dhe numrat kontaktues si më poishtë:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin