image Nënpresidenti ukrainas: Fshati Kamiank dikur kishte 500 banorë, sot nuk e ka asnjë – rusët e shkatërruan plotësisht

Botë

Nënpresidenti ukrainas: Fshati Kamiank dikur kishte 500 banorë, sot nuk e ka asnjë – rusët e shkatërruan plotësisht

news image

Nënpresidenti ukrainas, Anton Gerashenko, ka publikuar pamjet e fshatit të shkatërruar të Kamiank, që së fundmi është çliruar nga ushtria ukrainase.

Ai pretendon se në këtë fshat dikur jetonin të paktën 500 persona, derisa me ardhjen e rusëve dhe shkatërrimin e këtij vendi, sot janë zero banorë, transmeton Sinjali.

“Të paktën 500 persona kanë jetuar në Kamiank para se rusët të vinin. Tani nuk është askush atje. Shikoni përmasat e shkatërrimit. Këtu kanë qenë shtëpi, jetët e tyre dhe ëndrrat”, ka shkruar nënpresidenti ukrainas në profilin e tij në Twitter.

Ai shtoi se ky fshat tani është nën kontrollin e forcave ukrainase, dhe se për ta marrë nën kontroll ka pasur luftime të ashpra me rusët.

Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve i ka ndihmuar Kievit që të rikthej nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të rajoneve që i pati pushtuar ushtria ruse.

Madje me aksionet ushtarake, i kanë detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone – duke lënë pas vetes sasi të madhe të municionit dhe armatimit.

/GazetaSinjali/