Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të Kosovë, duke shtuar se ato janë zgjidhja e vetme, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se edhe dyshuesi i fundit e ka të qartë se vota për Vetëvendosjen është garancë për një shtet sovran dhe demokratik.
“Zgjedhjet janë zgjidhja, dhe se vetëm vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është garancë për një shtet sovran dhe demokratik, shtet ku sundon drejtësia dhe barazia! Nuk kemi shtet për ankand publik”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/