Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku thotë se Qeveria që largon rrethojat nga institucionet është Qeveri e popullit.
Kollçaku një ditë para protestës së VV-së në shëshin e Prishtinës, thotë se sheshet janë të qytetarëve po aq sa institucionet që janë aty dhe do të jenë gjithnjë në shërbim të tyre.
“QEVERIA që largon rrethojat nga institucionet është Qeveri e popullit!
Sheshet janë të qytetarëve po aq sa institucionet që janë aty, dhe do të jenë gjithnjë aty në shërbim të tyre, së paku sa të ketë VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Më tej, Mulhaxha-Kollçaku shtoon se mbrojtja e institucioneve dhe Kushtetutës është obligim qytetar dhe se “demonstrimi i dashurisë për vendin është akt patriotik”./GazetaSinjali/