image Nënkryetarja e LVV-së: Masat e reja antiCOVID nuk do të merren krye në veti

Shëndetësi

Nënkryetarja e LVV-së: Masat e reja antiCOVID nuk do të merren krye në veti

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, thotë se ka parë konstruktivitet nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Mulhaxha – Kollçaku thotë se Osmani i plotëson të gjitha kriteret për presidente, sepse nuk është anëtare e asnjë partie.

“Vjosa Osmani me listën e saj vetëm i është bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo nuk ka ndonjë parti të saj për momentin. E dini si është përjashtuar nga LDK. Prandaj si e pavarur ajo i plotësin të gjitha kriteret për presidente”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, sa i përket pandemisë, Kollçaku e mohon se Vetëvendosje ka organizuar tubime zgjedhore me shumë njerëz, ndonëse fotografitë e publikuara nga kjo parti gjatë fushatës dëshmojnë të kundërtën.

“Neve zgjedhjet na u imponuan, pasi që kur u rrëzua Qeveria Kurti 1 i patëm thënë partnerit që mos te vepronin ashtu në pandemi”, tha ajo.

Nënkryetarja e LVV-së e cila është edhe epidemiologe me profesion ka thënë se për të luftuar pandeminë duhet të fuqizohen inspektoratet.

Sidoqoftë, ajo paralajmëron masa të reja, të cilat thotë se nuk do të merren “krye në veti”.

“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet… Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti…Do të merren masat që janë të nevojshme. Çka do që të ndodhë do të ketë edhe masa mbështetëse. E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Mulhaxha Kollçaku./Gazeta Sinjali/