image Nënkryetarja e LDK-së: Kurti shkoi në Bruksel pa platformë për dialog

Politikë

Nënkryetarja e LDK-së: Kurti shkoi në Bruksel pa platformë për dialog

news image

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të cilin thotë se është nisur në dialog me Serbinë, pa një platformë për të, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka kërkuar që Qeveria Kurti të jetë më transparente për këtë proces dhe për planin e saj qeverisës, të cilin nuk e ka publikuar e as aprovuar ende.

Madje, ajo ia ka kujtuar Kurtit edhe kohën kur ai dhe anëtarët e partisë së tij deklaronin se dialogu nuk është prioritet i qeverisjes së tyre.

Por, po del që dialogu është në plan të parë, madje edhe para programit qeverisës. Sot, kur kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrugë. Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një platformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/