image Nënkryetarja e Kuvendit: Grenellit i pëlqen të ketë negociatorë si Hoti që bëjnë "amin" për çdo kërkesë të tij - Sinjali

Nënkryetarja e Kuvendit: Grenellit i pëlqen të ketë negociatorë si Hoti që bëjnë “amin” për çdo kërkesë të tij

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka komentuar polemikat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, me emisarin amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, raporton Gazeta Sinjali.

Akuzat e Grenellit se Kurti është gjithnjë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Nagavcit, tregojnë për mënyrën se si ai dialogon, duke pëlqyer gjithmonë negociatorët që vendosin kërkesat e tij para interesave të vendit.

“Akuzat që i ka bërë Grenell, nuk tregojnë asgjë për Lëvizjen Vetëvendosje e as për Albin Kurtin. Akuzat e tij tregojnë për mënyrën se si ai dialogon…Duket se zotit Grenell i pëlqen të ketë negociatorë si Hoti e të tjerë të cilit i bëjnë ‘amin’ për çdo kërkesë të tij, pa marrë parasysh interesat e Kosovës”, tha ajo në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin