image Grenell i reagon Kurtit: Gjithmonë ke qenë kundër SHBA-së

Politikë

Grenell i reagon Kurtit: Gjithmonë ke qenë kundër SHBA-së

news image

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar pasi që ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse kthehet në detyrë nuk do t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Avdullah Hoti në Washington.

Grenell tha se është i sigurt fakti që Kurti është gjithnjë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një gjë është e sigurt, ju çdoherë mund të llogarisni se Albin Kurti do të jetë kundër SHBA-së. Ai ishte kundër ideve të Obamas dhe të Bushit. Nuk paguhen faturat me simbolizëm, por me vende pune”, ka qenë reagimi i Grenellit ndaj postimit të Kurtit në Twitter./Gazeta Sinjali/