image Nënkryetari i VV-së tregon se çka u morën vesh me LDK-në

Kosovë

Koalicion/ Nënkryetari i VV-së tregon se çka u morën vesh me LDK-në

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur rreth takimit të sotëm me krerët e LDK-së. Ai nuk ka përmendur ndonjë marrëveshje për koalicion mes dy partive, ka thënë se janë pajtuar për një qeveri që ‘lufton’ ç’kapjen e shtetit.

Bislimi ka përmendur po ashtu edhe një qeveri me rotacion. Që sipas tij për një periudhë mund të jetë Vjosa Osmani, ndërsa për një periudhë tjetër Albin Kurti.

 “Para pak orësh, bashkë më kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe shefin e grupit parlamentar, Glauk Konjufca, ishim në një takim të kërkuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e në të cilin ishin prezent edhe Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri. Temë kryesore e bisedimeve ishte diskutimi i mundësive për krijimin e një koalicioni parazgjedhor i cili përfundimisht do të kthente shpresën tek qytetarët për një ndryshim thelbësor të modelit qeverisës në vend. U dakorduam që qeveria në ardhje si prioritet kryesor duhet të ketë ç ‘kapjen e shtetit nga Klani Pronto duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjithë kjo si parakusht për fokusim në politika që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë tutje se Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 10 muaj që ka dërguar një propozim konkret tek Mustafa për modalitetet e ndërtimit të qeverisjes së ardhshme si dhe prioritetet kyçe.

“Mund të themi që nga ajo ditë nuk ka ndryshuar as edhe një germë nga kjo. Kjo vlen edhe për bindjen tonë që ky opsion do të krijonte energjinë e duhur duke e vendosur në krye të saj Albin Kurtin, me mundësi të dakordimit për një periudhë prej dy mandateve dhe rotacion. E shoh si shumë të rëndësishëm faktin që si nga Lëvizja Vetëvendosje ashtu edhe nga LDK u zotuam se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk do ketë takime me cilindo nga subjektet tjera pjesëmarrëse në zgjedhje”, ka thënë Bislimi.

 “Si LVV ashtu edhe për LDK ka vetëm një partner strategjik për ndërtimin e qeverisë së ardhshme. Na mbeten edhe tri ditë për të arritur marrëveshjen aq të pritur nga shumica dërrmuese e qytetarëve të vendit”, ka thënë më tej ai.