Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do të pranohet një lojë me pozitën e kryeparlamentarit, të cilën aktualisht po e mban Glauk Konjufca.
“Pozita e vetme, legjitimiteti i së cilës buron direkt nga qytetarët, është pozita e deputetit”, ka thënë Bislimi.
“Kur e kemi zgjedhur Konjufcën kanë qenë plot 75 vota pro. Ata e dinë se çfarë kanë votuar. Nuk pranojmë të luajmë ping-pong me pozitën e kryeparlamentarit”, ka thënë ai në T7.
LDK sot i ka dërguar një ofertë VV-së, ku i ka kërkuar që të marrë pozitën e kryeparlamentarit deri në momentin që do të merrte pozitën e presidentit. Për të ndodhur kjo do ishte e nevojshme që të jepte dorëheqje Glauk Konjufca