image Nënkryetari i AKR-së: Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi

Kosovë

Politikë/ Nënkryetari i AKR-së: Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi

news image

Nënkryetati i Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se partia e tij nuk e voton asnjë qeveri në të cilën nuk bëjnë pjesë ata. Madje, Matoshi thotë se nuk pret që Kurti të bëjë ndonjë ‘aventurë’ të hënën, duke hyrë në votim pa një marrëveshje koalicioni.

Sipas tij, ky qëndrim i AKR-së është në pëputhje me vullnetin e votuesve të saj.

“Qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njëjtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të z. Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend”, ka shkruar nënkryetari i AKR-së në Facebook.

Megjithatë, ministri në detyrë ka thënë se AKR-ja do të mbështesë cilëndo qeveri për tema nacionale të vendit, por jo edhe për agjenda politike të ndonjë subjekti, duke theksuar se partia e tij do të mbetet në opozitë brenda Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë që pas kërkesës së Albin Kurtit, i cili është mandatar për formimin e qeverisë, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë të mbahet të hënën, më 3 shkurt, në ora 11:00./Gazeta Sinjali/