image Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje regjisoren Halyna Hutchins (VIDEO) - Sinjali

Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje regjisoren Halyna Hutchins (VIDEO)

news image

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i kanë publikuar disa prova në rastin e Alec Baldwin, ku më 21 tetor të vitit të kaluar derisa ishte duke u xhiruar një film në New Mexico, e kishte qëlluar me armë zjarri regjisoren Halyna Hutchins e cila edhe kishte vdekur.

E po ashtu u plagos edhe regjisori tjetër Joel Souza.

Lidhur me këtë rast është publikuar një video nga momenti kur Baldwin e kishte qëlluar me armë regjisoren.

Pamjet e publikuara tregojnë policinë dhe ambulancat që kishin shkuar në vendngjarje. Në pamje të tjera, Baldwin shfaqet i veshur si kauboj duke ushtruar me armë.

Videoja më poshtë tregon momentin kritik kur aktori Alec Baldwin e kishte qëlluar me armë zjarri Halyna Hutchins.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin