image Nëna raporton vdekjen e vajzës në Skenderaj, dyshon se iu keqësua gjendja derisa po merrte terapi - Sinjali

Nëna raporton vdekjen e vajzës në Skenderaj, dyshon se iu keqësua gjendja derisa po merrte terapi

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka denoncuar në Polici një nënë, e cila ka raportuar se vajzës së saj i është keqësuar gjendja derisa ka qenë në terapi nga një mjek.

Viktima është dërguar në Emergjencë për trajtim, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin