Një grua në Prishtinë ka raportuar ditën e djeshme në Polici një ngjarje krejtësisht të pazakontë.
Gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajzat dhe dhëndri i saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Motivi i këtij incidenti, sipas Policisë, ka qenë shtëpia ku janë duke banuar vajzat dhe dhëndri i saj.
Ajo pretendon se ka një vendim të gjykatës që i detyron ata t’ia lëshojnë shtëpinë asaj.
Vajzat dhe dhëndri i saj janë intervistuar nga Policia dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/