image Nëna në Malishevë e bën për spital vajzën e saj

Siguri

Nëna në Malishevë e bën për spital vajzën e saj

news image

Një grua është arrestuar të martën rreth orës 21:00 në Malishevë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/