image Nëna i vdes nga koronavirusi, djali e padit presidentin e vendit

Botë

Bjellorusi/ Nëna i vdes nga koronavirusi, djali e padit presidentin e vendit

news image

Një burrë që jeton në Francë, i cili humbi nënën si pasojë e koronavirusit, ka ngritur një padi ndaj liderit të vendit të tij të lindjes, Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duke e akuzuar atë për mosmarrjen e masave të nevojshme për të luftuar pandeminë.

Aleksander Matveyev deklaron se e ka paditur presidentin Lukashenkon në policinë bjelloruse për një hetim lidhur me vdekjen e nënës së tij 68 vjeçare, e cila ndërroi jetë më 2 prill në një spital në Vitebsk.

“Lukashenko nuk mori masat e nevojshme kundër koronavirusit dhe nëse një pushtetar nuk bën asgjë atëherë ai duhet të japë llogari” deklaroi Aleksandër Matveyev.

Lukashenko është një ndër liderët botërorë që ka qenë skeptik publikisht në lidhje me nevojën për marrjen e masave të forta shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai ka nënvlerësuar paralajmërimet që të urdhërojë një bllokim për të parandaluar koronavirusin, duke rekomanduar mjekime “popullore” të tilla si pirja e vodkës dhe shkuarjen sauna. Ai e quan frikën ndaj virusit një “psikozë”. /Gazeta Sinjali/