image "Pini vodka, shkoni në sauna dhe punoni me traktor”, befason presidenti i Bjellorusisë: Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë

Botë

Koronavirusi/ “Pini vodka, shkoni në sauna dhe punoni me traktor”, befason presidenti i Bjellorusisë: Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë

news image

“Pini vodka, shkoni në sauna dy herë në javë dhe vazhdoni të punoni në fermat tuaja, pasi traktori mund të kurojë gjithçka”. Kjo është deklarata befasuese e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të cilën ai e ka ripërsëritur për qytetarët. Ndonëse shumë vende të botës janë në karantinë për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi, kreu i shtetit bjellorus është kundër mbylljes së kufijëve.

“Kjo është marrëzi absolute për të mbyllur kufijtë shtetërorë. Paniku mund të na dëmtojë më shumë sesa vetë virusi. Mendoj se është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë”, tha ai në televizionin lokal të shtunën pas një loje hokej.

Në këtë linjë ai vijoi më tej duke thënë se: “Këtu nuk ka viruse. Unë nuk i shoh ata”.

Deri tani në Bjellorusi numërohen 94 raste me koronavirus.

Pavarësisht kësaj situate, kampionati i futbollit në Bjellorusi vazhdoi këtë fundjavë. Premier League e Bjellorusisë është e vetmja ligë evropiane në të cilën luhet ende futbolli, dhe këtë fundjavë u luajt një raund i dytë. Kujtojmë se derbi i luajtur të shtunën midis Minsk dhe rivalit të qytetit Dinamo mblodhi rreth 3,000 tifozë në stadium në kryeqytetin e Bjellorusisë. /Gazeta Sinjali/