image Nëna e Ronaldos lirohet nga spitali

Futboll

Sport/ Nëna e Ronaldos lirohet nga spitali

news image

Lajm i mirë nga Portugalia për Cristiano Ronaldo. Nëna e tij, Dolores, ka dalë nga spitali “Nelio Mendonça” të kryeqendrës Funchal të Madeiras ku u shtrua që me 3 mars pas një goditjeje që pësoi në tru.

“Ylli” i Juves ndodhet pikërisht në vendlindjen e tij, ku fluturoi me avion provat në fillim të javës së kaluar, para se shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, të rezultonte i prekur nga Koronavirusi.

Pak ditë me parë, vetë nëna e Ronaldos, Maria Dolores dos Santos Aveiro, 65 vjeçe, kishte siguruar në rrjetet sociale se gjithçka ishte në rregull:

“Për fat, jam mirë, por pata shumë frikë. Duhet të pushoj, por po e marr veten. Falënderoj stafin mjekësor dhe profesionistët që më qëndruan pranë që në fillim”.