Kylian Mbappe ndodhet në mes “dy zjarreve” para një vendimi që do ta marrë këtë javë.
Mbappe do të zgjedhë të largohet në drejtim të Real Madridit, apo të qëndrojë tek PSG.
Oferta e PSG-së raportohet se është shumë më joshëse, përfshirë këtu lejimi i kompetencave të brendshme në klub, siç është zgjedhja e trajnerit të ri sipas dëshirës së tij.
Megjithatë, nëna e francezit ka dhënë një intervistë së fundi, ku ka deklaruar se djali i saj tashmë ka marrëveshje me të dy klubet.
Sipas nënës së Mbappes, dy ofertat janë pothuajse të njëjta dhe lojtari do të vendosë së shpejti për vendimin e tij.
“Kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe një marrëveshje tjetër me Paris Saint-Germain, dhe negociatat tashmë kanë përfunduar, tani Kylian duhet të zgjedhë.
“Dy ofertat, ajo e PSG-së dhe Real Madridit, janë pothuajse identike. Në Real, djali im do të ketë kontrollin e të drejtave të tij të imazhit. Tani do të presim vendimin e tij.
“Nga ana tjetër, ka një kompensim financiar që e kompenson këtë. Dy ofertat nuk ndryshojnë shumë mes tyre, janë të barabarta”, ka deklaruar nëna e francezit.