image Nëna dhe djali rrahen mes vete në Prizren, përfundojnë në spital

Siguri

Nëna dhe djali rrahen mes vete në Prizren, përfundojnë në spital

news image

Dje në orët e pasdites ka ndodhur një rast i dhunës në familje në rrugën “Ardianët” në Prizren, mes nënës dhe djalit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të dyshuarit për shkak të një mosmarrëveshje, ishin përleshur fizikisht mes vete, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se të dyshuarit ishin dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa rasti është hapur si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali