image Nëna afgane lind në bordin e avionit amerikan (Pamje)

Botë

Nëna afgane lind në bordin e avionit amerikan (Pamje)

news image

Një foshnje afgane ka nisur jetën në mes të kaosit të evakuimit, teksa nëna e saj lindi në bordin e një avioni amerikan që po i evakuonte për në Gjermani.

Në një njoftim nga Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA thuhet se nëna po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.

Tutje thuhet se pasi nëna filloi të përjetonte komplikime, komandanti i avionit vendosi të zbriste në lartësi për të rritur presionin e ajrit në avion, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së gruas shtatzënë.

Foshnja e gjinisë femër dhe nëna pas uljes së avionit janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/GazetaSinjali/