image Nën regjinë e Messit, Barcelona mposht Bilbaon dhe vazhdon ngritjen në tabelë

Futboll

Nën regjinë e Messit, Barcelona mposht Bilbaon dhe vazhdon ngritjen në tabelë

news image

Skuadra e Barcelonës po vazhdon me rezultate pozitive në La Liga, duke vazhduar kështu edhe ngritjen në tabelë, shkruan Sinjali Sportiv.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, katalunasit shënuan fitore me rezultat të ngushtë në udhëtim te Athletic Bilbao.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘San Mames’ ka përfunduar me rezultatin 2-3. Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, ishte më meritori në këtë fitore të Barçës, duke shënuar dy gola, teksa një gol shënoi edhe Pedri.

Ndërkaq, dy golat për skuadrën vendase u shënuan nga Inaki Williams dhe Iker Muniain.

Barcelona tani ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, por me një ndeshje më pak. Ndërsa, Athletic Bilbao mbetet me 21 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë. /Sinjali Sportiv/.