Mbrëmë në Veternik, siç ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet, një djalë e ka sulmuar fizikisht prindin e vet.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari gjatë sulmit ishte nën ndikim të alkoolit.
Mësohet gjithashtu se prindi i tij, pasi u sulmua pranoi edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, djali është arrestuar. /GazetaSinjali/