Derisa pritet të fillojë raundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës, negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet ndaj civilëve.
Ai këtë kërkesë e bëri përmes një postimi në llogarinë e tij, në rrjetin social, Twitter, raporton BBC.
“Për pak minuta, ne do të fillojmë të flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna në shkallë të gjerë kundër civilëve është një argument. Provoni se nuk është kështu”, ka shkruar ai.