Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Istog për shkak se në veturën e tij i janë gjetur një kallashnikov, dy karikatorë, 30 copë fishek si dhe një radiolidhje për komunikim.
Në raportin 24-orësh, njoftohet se me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 30 copë fishekë, si dhe një radiolidhje për komunikim. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/