Tërheqjet e anëtareve nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë. Gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Meziu aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
Fitim Meziu në njoftimin që ka bërë për largimin e tij aj shtoi edhe arsyet dhe akuzat që ka ndaj partisë të cilës i përkiste.
Largimin e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se do të vazhdoj të jetë anëtar i pavarur i Kuvendit Komunal.
“Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV. Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar”, ka shkruar ai.
Meziu la të nënkuptohet se ka dalur i zhgënjyer nga LVv, ndërsa sot thotë se në këtë parti ka shumë padrejtësi.
“Në zgjedhjet lokale ju bashkova ekipit të Lëvizjes Vetëvendosje duke besuar e shpresuar në një organizim të mirëfillt brenda saj. Nga ato zgjedhje unë dola si kandidati më i votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal. Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut”, tha Anëtar i Kuvendit Komunal.
Në postimin e tij ka vazhduar të shprehet ashpër ndaj VV-së duke u shprehur se aty nuk mund të gjesh demokraci dhe se sipas tij është parti që bën pazare politike.
“Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan. Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit”, pohoi ai.